Kino Kosova po kalon në raundin e tretë. Nga data 14 – 18 shtator, ekranet e kinemasë në Bernë do të mbushen me tregime nga Kosova. Programi magjeps me histori personale, filma me karakter transformues. Formatet pasuese të diskutimit do të mundësojnë një shkëmbim me regjisirorët e filmit dhe do të mundësojnë diskutime të ndërsjella.

Marketing

Filmi kosovar

Shteti më i ri i Evropës shikon prapa në një histori të trazuar. Pyetje të tilla si vizat, atdheu, lufta dhe shpresa vazhdojnë të jenë tema që formojnë jetën shoqërore. Nga këto çështje krijohet edhe puna kinematografike e artistëve kosovarë. Ndoshta pikërisht për këtë, për shkak të historive personale, autentike, filma kosovar ka disa vite që shënojnë suksese të mëdha. Me një buxhet jashtëzakonisht modest, vepra politikisht dhe historikisht të vlefshme me joshje ndërkombëtare prodhohen. Pjesëmarrjet dhe çmimet e shumta nga festivalet e filmit të klasit të lartë, si Festivali i Filmit në Toronto, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio, Festivali i Filmit Sundance apo Berlinale e dëshmojnë këtë.

Fokusi te kineastet femra

Edicioni i sivjetshëm i festivalit ka në fokus kineastet femra. Si shikues, do të kemi një vështrim të shkurtër të temave relevante që për dekada janë treguar dhe trajtuar vetëm nga këndvështrimi mashkullor – në Kosovë dhe gjetiu.

Filmi i hapjes do të jetë VERA ANDRRON DETIN nga Kaltrina Krasniqi, një film që është në programin e festivaleve të shumta ndërkombëtarë dhe vazhdon të shënon sukses të madh. Ndër të tjera, filmi i Krasniqit u nderua me Çmimin Grand Prix të Festivalit të 34-të të Filmit Ndërkombëtar në Tokio. Kosova u përfaqësua në këtë festival për herë të parë me VERA ANDRRON DETIN dhe Kaltrina Krasniqi ishte gruaja e parë që u nderua me Çmimin Grand Prix në historinë 34-vjeçare të festivalit.

Përveç Kaltrina Krasniqit, Aulona Selmani (PARIAH STATE), More Raça (ANROMDEDA GALAXY), Urtina Hoxha (KUSH MYTET KAPET PER SHKUME), Samir Karahoda (PA VEND), etj, do t’i prezantojnë filmat e tyre në festival dhe do ta ndajnë përvojen mbi punën e tyre në sesionet Pyetje dhe Përgjigje.

Programi

Gjatë 5 ditëve do t’i përkushtohemi filmave kosovarë me filma artistikë dhe me metrazh të shkurtër. Krahas shfaqjeve në kinema të ndryshme në Bernë (Kino REX, Kino in der Reitschule, Cine Camera, Cinematte), Kino Kosova do të fokusohet në formatet e diskutimit me regjisorë në vazhdim të filmave. Të shikosh një film është vetëm gjysma e përvojës. Të flasësh për filma të mrekullueshëm është gjysma tjetër. Kinemaja nuk është vetëm ekrani dhe filmi, janë njerëzit dhe bisedat që ata bëjnë rreth tij. Kjo është diçka që ne e vlerësojmë në Kino Kosova. Pyetje dhe Përgjigje do të moderohen nga Aleksandra Hiltman (gazetare Tages Anzeiger) dhe Ilir Hasanaj (regjisor Kosova/Zvicër).

Programi mbështetës e plotëson festivalin. Përveç leximit nga Meral Kureyshi dhe Shpëtim Selmani në PROGR, do të ketë një bllok filmik në bashkëpunim me Dokufest-in kushtuar regjisorëve të rinj nga Kosova. Për mbylljen e festivalit, Kino Kosova dhe bee-flat ju ftojnë në koncertin e Trios VISAR KUÇI TRIO dhe DJ set nga Pika Pika, motrat Rozë Berisha dhe Blertë Berisha.

Kjo është Kino Kosova

Kino Kosova u lansua para tre vitesh nga organizata Kulturalink. Është një festival i filmit që i jep kinematografisë kosovare një platformë ndërkombëtare. Iniciator është Sabahet Meta (Kulturalink), i cili është rritur në Kosovë dhe prej 8 vitesh jeton në Zvicër. Qëllimi i Kino Kosovës është të ndërtojë ura kulturore dhe të promovojë shkëmbimin e artit dhe kulturës.

Përveç 2 edicioneve në Bernë (2020 dhe 2021), Kino Kosova tashmë është mbajtur dy herë në kinemanë Riffraff në Cyrih (2021 dhe 2022) dhe një herë në Cinélux në Gjenevë (2021). /KultPlus.com

Marketing