Më 16 prill në qiellin e natës do të kemi mundësinë të shijojmë Superhënën rozë, pra Hënën e plotë. Emrin e ka marrë për shkak se është më e madhe se çdo hënë e plotë e vitit, por edhe për shkak të bimës floks (phlox), e cila lulëzon në prill dhe lulet e saj janë rozë.

Marketing

Sipas interpretimeve astrologjike, ky muaj jep shenjë se ka ardhur koha që të zgjohemi pas dimrit të gjatë dhe të heqim qafe trishtimin që mbartim brenda.

Kjo periudhë do të jetë e fokusuar në marrëdhëniet ndërpersonale, ndaj prisni ndryshime më të mëdha në atë fushë. Gjeni një mënyrë për të bërë lëshime në marrëdhënie të ngushta me njerëzit dhe kjo është një kohë e mirë për të bërë aleanca biznesi. Kjo hënë e plotë do t’ju sjellë edhe situata që do t’ju kujtojnë se nuk duhet t’i bëni gjërat gjithmonë sipas mënyrës tuaj dhe se nuk është keq të dëgjoni herë pas hërë këshillat e të tjerëve.

Gjithashtu, Superhëna Rozë do t’i ngjyrosë ditët me art, bukuri, shoqëri të mirë, shprehje krijuese… Me pak fjalë, bëhuni gati për t’u kënaqur dhe për kënaqësi të vogla.

Si gjithmonë, kjo Hënë e Plotë do të prekë të gjitha shenjat e Zodiakut, por këto katër më shumë se të tjerat:

Dashi: Kujdesuni për ndryshimet në marrëdhëniet tuaja

Shqyrtojeni marrëdhënien tuaj dhe shikoni se në ç’pikë jeni. Mund të kuptoni se marrëdhënia juaj është në një pikë kthese të madhe. Kjo mund të nënkuptojë që ju do të jeni në gjendje të kaloni në një nivel më të lartë marrëdhëniesh me personin që doni, ose se dinamika e marrëdhënies suaj duhet të ndryshojë. Në çdo rast, kjo është periudha kur do të kuptoni se si të bëheni një partner më i mirë apo si të zgjidhni partnerë më të mirë.

Gaforrja: Më në fund do të dëgjoni zemrën dhe nevojat e saj

Kjo Hënë e Plotë ndriçon nevojat tuaja më të thella, pasi ndodh në shtëpinë tuaj të katërt të punëve të maternitetit dhe të shtëpisë. Përgatituni për zbulimet që lidhen me jetën tuaj personale, sepse më në fund do të kuptoni se çfarë ju duhet që të ndiheni si në shtëpinë tuaj. Ti meriton të të duan dhe të kuptojnë në vendin që e quan shtëpi.

Peshorja: Po bëhesh një person i ri

Po ndryshoni, nuk jeni më të vjetrit dhe kjo Hënë të Plotë do ta tregojë. Njihuni se kush jeni, jashtë marrëdhënieve tuaja, sepse ato nuk duhet t’ju përcaktojnë. Kjo periudhë do t’ju japë krahët për të bërë një lëvizje të guximshme që do të tregojnë se sa jeni zhvilluar si person dhe sa jeni bërë më i pavarur se kurrë më parë.

Bricjapi: Bëhuni gati për një hap serioz në karrierë

Në periudhën e ardhshme, do të mësoni informacione të rëndësishme dhe të dobishme që mund t’ju ndihmojnë në udhëtimin tuaj të. Kjo Hënë e Plotë do t’ju inkurajojë të bëni më të mirën dhe t’u tregoni të gjithëve se çfarë aftësish mbani brenda vetes. Pranoni gjithçka që ju motivon dhe frymëzon dhe shkoni drejt ëndrrave tuaja.

Marketing