Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ditën e hënë, më datën 9 maj, prej orës 09:00 deri në orën 17:00, dy rrugë do të jenë të mbyllura.

Marketing

Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri të semaforët pranë bankës qendrorë të Kosovës, do të jenë të mbyllura, për shkak të aktiviteteve të mbajtura me rastin e “Ditës së Evropës”.

“Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Andaj komuna ka ftuar qytetarët t ‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin, me biçikleta, trotinetet apo edhe në këmbë./albora.ch/

Marketing