Ditën e nesërme qytetarët në Tiranë duhet të lënë makinat dhe të shkojnë në punë në këmbë. Qeveria ka marrë vendimin që e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina, për të kursyer naftë në kohë krize.

Në kryeqytet janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nesër më 3 prill në disa rrugë të qytetit, ku kufizimi i qarkullimit do të nisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Marketing

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

-Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

-2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

-Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. -Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.ë.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas./albora.ch/

Marketing