Një vend i Azisë Lindore ofron mbështetje financiare për të gjithë turistët që vendosin ta vizitojnë atë. Tingëllon e mahnitshme!

Marketing

Taiwani shpreson se rreth 158 euro (5,000 në dollarë të rinj tajvanezë), që është shuma e mbështetjes financiare, do të jenë të dobishme për arritjen e qëllimit që vendi të presë gjashtë milionë turistë gjatë vitit 2023.

Veç kësaj, Ministria e Transportit dhe e Post-Telekomunikacionit ofron subvencione në vlerë prej 20.000 dollarësh të valutës nacionale (dollari i ri tajvanez), që është rreth 635 euro për çdo grup turistësh që vizitojnë Taiwanin.

Propozimi është publikuar në fillim të muajit dhe siç ka sqaruar me atë rast ministri përkatës, paratë do të jenë në dispozicion të turistëve për shërbimet e akomodimit, por edhe për shpenzime të tjera gjatë qëndrimit në Taiwan.

Edhe pse me atë rast nuk u saktësua se kur do të nisë zbatimi i kësaj ideje interesante për rimëkëmbjen e turizmit, është fare e qartë se mund të ketë ndikim në zgjedhjen e turistëve.

Pse Taiwani i mbështet financiarisht turistët?

Kjo është pjesë e përpjekjeve që synojnë rindërtimin e sektorit të turizmit në Taiwan. Bëhet e ditur se vendi në fjalë ishte ndër të fundit, në tetor të vitit të kaluar, që hoqi kufizimet për hyrje brenda kufijve të tij.

Sipas Bordit të Turizmit të Taiwanit, pak më pak se 900,000 turistë vizituan vendin vitin e kaluar, që konsiderohet një rënie e madhe, pasi viti 2019 ishte një vit rekord për numrin e turistëve. Atë vit u regjistruan 11.8 milionë vizita.

Siç raportohet nga faqja e përmendur, kryeministri tajvanez deklaroi se vendi po përpiqet të kthehet “në rrugën e duhur me 10 milionë turistë” deri në vitin 2025.

Edhe pse ideja e një vendi që paguan turistët për ta vizituar mund të duket e çuditshme, nuk mund të mohohet se do të ketë ndikim në rimëkëmbjen e turizmit.

Pse duhet të vizitoni Tajvanin?

Ka shumë arsye për të vizituar këtë komb ishull. Sidomos pasi nuk është një vend aq i madh për sa i përket sipërfaqes, kështu që është shumë më e lehtë për turistët që ta qarkullojnë atë.

Kryeqyteti Taipei konsiderohet një qytet i gjallë, i cili është i lidhur mirë me pjesën tjetër të vendit, kështu që turistët mund të arrijnë lehtësisht disa nga parqet kombëtare. Taiwani gjithashtu mund të mburret me rreth 15,000 tempuj dhe shumë bukuri natyrore.

Meqenëse vendi ka një klimë subtropikale, është praktikisht një destinacion që mund të jetë interesant në çdo kohë të vitit. Përveç kësaj, është një nga vendet aziatike më të sigurta për anëtarët e komunitetit LGBT, pasi Taiwani është vendi i parë në rajon, ku martesat e të njëjtit seks janë legalizuar që nga viti 2019.

Një numër i madh është edhe restorantet që janë bërë mbajtëse të yjeve të Michelin, që është një arsye tjetër për të vizituar këtë vend.

Marketing