Avokatja Eranda Gjonaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se dënimi për nënën lehonë në Shkodër duhet të shtyhej derisa fëmija të shkonte 1 vjeç.

Marketing

Sipas saj në këto kushte është dënuar dhe foshnja që 8 ditësh ka ngelur pa të ëmën, ndërsa theksoi se është e parashikuar në ligj se situata të tilla delikate mund të rishikohen para ekzekutimit të vendimit.

“Me kaq fakte dhe me kaq pretendime sa përmend në këtë rast e dënuara dhe bashkëshorti i saj, unë shikoj që ka një mos respektim të procedurës nëse këto fakte janë të vërtetueshme sepse deri në momentin që shkohet te ekzekutimi i vendimit ka në fillim një procedurë që zbatohet në lidhje me ekzekutimin vullnetar”, u shpreh Gjonaj.

25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Ajo është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë.

Marketing