Ambasada gjermane në Tiranë ka deklaruar mbështetjen për Shqipërinë, pas çeljes së negociatave me BE, që i hap rrugë anëtarësimit të sigurt të vendit në bllok.

Marketing

Në një deklaratë, ambasada thekson se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjithashtu, theksohet se synimet kryesore janë Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“🇦🇱 | Bisedimet për anëtarësim në BE 🇪🇺 kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, shkruan ambasada, teksa ka shpërndarë deklaratë e prezencës së BE në Shqipëri për miratimin e hartës së re gjyqësore.

Marketing