Marketing

Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet gruas. I kushtohet çikave në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që ende sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyre para familjeve të tyre.

Fisnik Ismaili, ideatori i këtij monumenti ka njoftuar se tema e sivjetme do të jetë Winged Women – Gratë me Krahë.

“Me monumentin NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me i jepë grave krahë. Me i trajtue barabartë edhe me iu ndihmue me u ngritë çdo moment”, tha ai.

Ndërkohë, janë bashkuar shumë të rinj vullnetarë për dekorimin e NEW BORN, që nesër të jetë gjithçka gati.

Marketing