Marketing

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, e ka të freskët një bisedë që zhvilloi me të, pikërisht në ditën kur Ramadani tha se liria erdhi, shkruan albora.ch.

“Sa shpejt po ikin vitet shpirti im.Po bëhen 23 vite nga nata kur me zërin tënd të lumtur më thirre në telefonin satelitorë e plot vullnet mundoheshe të më bindje përmes telefonit se” liria erdhi, unë po e preki me dorë! Po më dhimbsesh që nuk po e sheh çfarë ngjyra të bukura ka qielli, si po gjëmon toka e ndriçohet hapësira nga bombat e Nato-s e cila do t’i japë grushtin përfundimtar armikut shekullor! Unë po e preki lirinë, po e shoh që nga sot dhe të betohem se do ta shijojmë këtë liri bashkë me popullin tonë të lirë”… Në çdo përvjetor të ndërhyrjes së NATO-S më kujtohen këto fjalë dashuria ime! Ti e preke lirinë, për të cilën na ndihmuan ata që çmojnë lirinë dhe luftën për të! Përmes armës tënde në mbrojtje të lirisë, i pe ngjyrat që i zbukurove me gjakun tënd të pastër”, shkroi ajo.

Heroi, Agim Ramadani mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares, e cila u zhvillua më 9 Prill të vitit 1999, ku edhe ishte komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij. Pas përfundimit të Luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. /albora.ch/

Marketing