Pas fillimit të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë paniku është përhapur në shumë vende të botës, një ndër ta edhe Kosova. Duke pasur parasysh miqësinë e fortë mes Rusisë dhe Serbisë krerët e vendit kanë dërguar forca në veri të Kosovës, gjithashtu kanë kërkuar siguri nga Nato dhe KFOR-i.

Marketing

Në një intervistë për RTK presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha: ‘’Rusia ka për qëllim destabilizimin e Ukrainës ndërsa Serbia të Kosovës’’, prandaj duhet të jemi të pregaditur.

Para disa ditësh edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar nga Nato të jenë më të vëmendshëm dhe të dërgojnë forca për siguri në veri të Kosovës.

Gjithashtu dje ish-kryeminstri Ramush Haradinaj i është drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të iniciojnë një projektligj për forcimin e kapaciteteve të FSK-së për mbrojtjen e vendit.

Shqetësimi është i përhapur edhe tek populli, megjithëse aktualisht gjendja është e qetë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ditën e djeshme edhe presidenti serb Aleksander Vuçiç ka thënë për mediat serbe ‘’Serbia është e interesuar për të ruajtur qetësinë në rajon dhe se nuk do të bie prehë e provokimeve të Kosovës, e cila po dërgon forca në veri’’. /albora.ch/

Marketing