Kryetari i prodhuesit të syzeve, EssilorLuxottica Leonardo Del Vecchio, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Marketing

Lajmin e hidhur e bëri të ditur kompania e tij të hënën, duke shkruar shkurtimisht në një deklaratë: “EssilorLuxottica me trishtim njofton se kryetari i saj ka ndërruar jetë”.

Del Vecchio, i cili e ka ndërtuar kompaninë që zotëronte markën Ray-Ban, fëmijërinë e tij e ka kaluar në një jetimore, ndërsa më pas grumbulloi një pasuri prej dhjetëra miliarda euro.

“Leonardo Del Vecchio ishte një italian i madh. Historia e tij, nga jetimorja në drejtimin e një perandorie biznesi, duket si një histori nga një kohë tjetër. Por është një shembull për sot dhe nesër. U prehtë në paqe”, ka shkruar në një postim në Twitter Komisioneri Europian i Ekonomisë, Paolo Gentiloni.

Kujtojmë që Sipas Forbes, biznesmeni italian u shpall njeriu i dytë më i pasur i Italisë pas Giovanni Ferrero, i cili e drejton grupin që e prodhon Nutellan./abcnews.al

Marketing