Miliarderi tha se kanë qenë objektiv i sulmeve nga grupet e hakerëve dhe përpjekjeve për ta prishur sinjalin që nga prilli.

Marketing

Shefi i Tesla-s, miliarderi Elon Musk tha se ka marrë kërcënime nga agjencia ruse hapësinore pasi shtoi përpjekjet për të furnizuar ukrainasit me internet me shpejtësi të lartë.

Sipas britanikes Daily Mail, 50-vjeçari Musk përdori Starlinkun, një sistem prej më shumë se 2000 satelitësh në orbitën e poshtme të Tokës, për të krijuar internet me shpejtësi të lartë në mbarë botën. Sistemi Starlink ka ofruar prej kohësh internetin për ukrainasit dhe thuhet qartë se qëllimi është të mbahet kombi “online” gjatë pushtimit rus.

Miliarderi tha se ata kishin qenë objektiv i sulmeve nga grupet e hakerëve dhe përpjekjeve për të ndërprerë sinjalin që nga prilli, dhe duhej të merrnin kundërmasa, madje edhe në kurriz të projekteve të tjera të SpaceX.

Musk raportoi për kërcënimet e mundshme në Twitter, duke cituar mediat ruse që transmetonin njoftimin e kreut të agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dmitry Rogozin.

Foto: Wikipedia

Marketing