Edhe pse Twitter tashmë ka thënë se 54.20 dollarë për aksion është shumë e vogël, Musk tha më shumë se kaq nuk ka gjasa.

Marketing

Elon Musk bëri ofertën “më të mirë dhe përfundimtare” për të blerë Twitter Inc.-në, duke thënë se kompania ka një potencial të madh që ai (Musk) mund ta realizojë, shkruan Bloomberg.

Njeriu më i pasur në botë, që Bloomberg vlerëson se peshon rreth 260 miliardë dollarë, ofroi 54.20 dollarë nën aksion, ose gjithsej 43 miliardë dollarë, për Twitter-in. Menjëherë pas ofertës, vlera e aksionit të Twitter u rrit me 18 për qind.

Megjithëse Twitteri tashmë ka sinjalizuar se 54.20 dollarë për aksion nuk janë mjaftueshëm të larta, Musk ka treguar se nuk do të shkojë më tej – për më tepër, ai shtoi se nëse oferta e tij nuk pranohet, ai do të shqyrtojë me kujdes se çfarë të bëjë me aksionet e kompanisë që i kishte blerë më herët. Në fakt, themeluesi i Tesla dhe SpaceX kishte blerë më parë 9 për qind të aksioneve të Twitter, duke e bërë atë një nga aksionarët më të mëdhenj të kompanisë.

Marketing