Pavarësisht startit të tij të shkëlqyer me Mallorcan, Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Lazio në verë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Marketing

Sulmuesi 27-vjeçar iu bashkua skuadrës spanjolle në një marrëveshje huazimi gjashtëmujore me një opsion blerjeje prej 12 milionë eurosh

Siç raportojnë mediat turke, Muriqi nuk do të blihet në baza të përhershme nga Mallorca në verë, që do të thotë se ai do të kthehet në Lazio në fund të qershorit.

Sulmuesi kosovar më pas do të kërkojë të gjejë një klub të ri dhe ish-skuadra e tij Fenerbahce dëshiron të ribashkohet me të, derisa mësohet se është e pamundur që ai të kthehet në skuadrën e Maurizio Sarrit.

Muriqi, i cili ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka bërë 11 paraqitje deri më tani këtë sezon për Mallorcan, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asistim në atë kohë./albora.ch/

Marketing