Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Turqinë, përfshiu edhe disa sportistë kosovarë. Hoteli ku gjendej ekipi i të rinjve kosovarë të mundjes u dëmtua nga ky tërmet i fuqishëm.

Marketing

Fatmirësisht, të rinjtë shpëtuan mrekullisht dhe Federata e Mundjes e Kosovës ka dalë me një njoftim, përmes së cilit tregon se djemtë nga Kosova janë shëndosh e mirë dhe se kanë treguar heroizëm duke ndihmuar njerëzit nën rrënoja.

Njoftimi i plotë:

Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar në Kahramanmarash të Turqisë, ku fal zotit i shpëtoi më së keqes nga tërmeti katastrofal 7.7 shkallë. Të gjitha objektet afër hotelit ku ishin të vendosur ekipi i FMK-së janë rrafshuar për tokë. Mundësat tanë treguan heroizëm të pa parë duke ndihmuar njerëzit të mbetur nën gërmadha. Ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri. Faleminderit për interesimin të gjithëve e në veçanti: Naim Muja, Daulina Osmani, Afërdita Fazlija, Ismet Krasniq, Besim Alliti, Blerim Dajaku.”

Marketing