Mozzik ka publikuar pak orë më parë këngën e tij më të re, dedikuar të bijës me titull “Të dua”.

Marketing

Ai tregon historinë e tij si një baba që vuan se është larg së bijës. Ndër të tjera, Mozzik ka përmendur edhe ndarjen nga Loredana.

“Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, thotë ndër të tjera reperi në këngë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Loredana, e cila ka publikuar në Instastory një fragment të këngës “Emotionally Scarred” ku thuhet:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata. Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”

Marketing