Reperi i njohur, Mozzik është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku ka bërë një reagim për një problem social.

Marketing

Mozzik ka bërë një thirrje në Facebook, ku kërkon që të bëhet kujdes më i madh për kafshët.

Ai shkruan se nuk duhet t’i vrasim kafshët por thjesht t’i ushqejmë dhe të tregohemi të kujdesshëm për ta.

“Kurdo që ndonjë kafshë t’i bie rruga do ketë ushqim. Ata që duan natyrën nuk mund ta vrasin atë, por sa të kanë mundësi të ushqejnë kafshët e sidomos tani afër që është dimri. Kafshët e egra janë pjesë e natyrës ruani e mos i vritni. Respekt!”, ka shkruar reperi i njohur në postimin e tij.

Më herët, Mozzik ka publikuar këngën “Të dua” që është një dedikim për të bijën e tij.

Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.

Arsyeja pse u ndanë? Më mirë s’po e tregoj se është shumë e rëndë thotë Mozzik, ndaj dyshimet nisën menjëherë. Fansat aluduan për një tradhti nga Loredana, duke qenë se Mozzik shfaqej revoltuar në rreshtat e tij.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

Marketing