Prishtina Weather ka njoftuar se sot dhe gjatë fundjavës pritet të ketë të reshura shiu. Nga e hëna, ka mundësi edhe për reshje bore, derisa temperaturat zbesin në 2-3 gradë Celcius.

Marketing

“Mot kryesisht me vransira ditën e premte, me mundësi për të reshura shiu, orëve të paraditës, më të shumta në perëndim të vendit.  Temperaturat luhaten ndërmjet 6C deri 12C, lokalisht edhe deri në 15C.

Në fundjavë vransira dhe të reshura shiu, sidomos orëve të mbrëmjes së ditës së shtunë dhe mëngjesin e së dieles.  Temperaturat deri në 14C e 15C.  Nga e hëna mbeten ende parashikimet që japin mundësi për të reshura bore, e temperaturat të zbresin edhe deri në 2C e 3C, maksimalet, e minimalet edhe në -2C”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Albora.ch

Marketing