Moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë. Stuhia e dëborës “BARBARA” nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo objekte. Autoritet mbyllën shkollat dhe dyqanet në kryeqytetin grek  gjatë së hënës, ndërsa shërbimet  publike dhe bizneset kaluan punën në distancë.

Marketing

Qarkullimi u ndërpre në disa rrugë qendrore dhe në një rrugë kombëtare që lidh Athinën me Greqinë qendrore, pasi stuhia Barbara përfshiu të gjithë vendin. Disa stacione metroje pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit u mbyllën gjithashtu dhe rrugët e trenave për në qytetin verior të Selanikut u pezulluan.

Autoritetet i kërkuan publikut të shmangë lëvizjet nëse nuk janë për arsye emergjente. Ekipet e shpëtimit të brigadës së zjarrfikësve arritën të shpëtojnë katër persona, makina e të cilëve ishte bllokuar në dëborë në periferinë e Athinës.

Dëbora e madhe është e rrallë në kryeqytetin grek, por vendi tashmë është goditur nga moti ekstrem për dimrin e tretë radhazi. Një vit më parë, mijëra persona u evakuuan nga unaza kryesore e kryeqytetit pasi mbetën të bllokuar në temperatura të ulëta për orë të tëra.

Marketing