Mot kryesisht me diell dhe i thatë në javën vijuese. Temperaturat në rritje, deri në 35C ditën e enjte dhe të premte, parashikon “Prishtina Weather”.

Marketing

E në fundjavë me mundësi të rritjes së mëtutjeshme edhe mbi 35C.

Ditën e premte pasdite, nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Datat:

18.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

19.07 – Më nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.

20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

21.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

22.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite vonë nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

Temperaturat në rritje graduale, minimalet zbresin deri në 10C të martën, e më pas në rritje në 15C.  Maksimalet nga 28 e 29C në fillim të javës, rriten deri në 34C e 35C të enjten dhe premte.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 5-11m/s.

Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.

Marketing