Gjashtë pacientë të cilët po trajtoheshin në  repartin E të Klinikës Infektive,  u zhvendosën në një hapësirë tjetër.

Marketing

Kjo për t’u lënë i vetëm, i izoluar një 69-vjecar nga Dragashi, që të premten u pranua si rast i dyshimtë me Lijën e Majmunëve.

Hospitalizimi i këtij të moshuarit u bë për shkak se i njëjti ka ndryshime në lëkurë, derisa

burime të televizionit Klan Kosova, tregojnë se ky qytetar nuk ka pasur historik të udhëtimit.

MSh bëri me dije se pacienti është në gjendje stabile dhe mostra për testim është dërguar në laboratorin referent të OBSH-së, në Holandë,  ngase IKSHPK ende nuk është furnizuar me teste përkatëse.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar si rast, qytetarët thonë se janë të  shqetësuar pasi e kanë kuptuar lajmin.

Pos kësaj, disa thonë që institucionet gjegjëse nuk kanë bërë informim të mjaftueshëm rreth Lisë së Majmunëve.

Jo zyrtarisht mësohet se rezultati për mostrën e dyshuar do të dalë në fillimin e javës së ardhshme.

Marketing