Mëngjesin e sotëm disa udhëtarë u kthyen mrapshtë në doganën e Morinës dhe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë, për shkak të rregullave të reja të Qeverisë, në kuadër të masave anti – Covid.

Marketing

Abc news raporton se numri i të kthyerve është i madh, ndërsa masat kanë hyrë në fuqi sot, duke bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të mos jenë në dijeni.

“Unë vaksinën e dytë e kam bërë sëfundmi dhe sipas rregullit s’mund të bëj vaksinë tjetër tani, të paktën deri në mars. Këta më kërkojnë vaksinë të tretë ose PCR. Për të bërë test PCR duhet që të shkosh të paguash 30 euro”, tha një qytetar.

Edhe shoferët që transportonin udhëtarë thanë se nuk ishin në dijeni të këtyre rregullave të vendosura nga ekzekutivi në Kosovë.

Dje, Qeveria e Kosovës aprovoi masat e reja anti – Covid, për shkak të rritjes së rasteve me këtë virus ditëve të fundit. /albora.ch/

Marketing