Një histori ndryshe sot na vjen nga një shqiptar që jeton në Zvicër. Sefedin Bejadini, bujku që në mes të Zvicrës mban dele dhe kujdeset për to në mënyren më të mirë.

Marketing

68 vjeçari Sefedin Bejadini është nga Pallçishti i Poshtëm, fshat në Tetovë, por jeton dhe vepron tash e disa vite në Zvicër dhe ka një lidhje të jashtëzakonshme më delet e tij.

Emisioni “Fol Shqip Show” ishte për vizitë të bujku shqiptar në vendin ku ai mban delet e tij dhe na tregoj në detaje pë punen, barin si duhet kositur dhe deri të ushqimi i deleve i cili pë nga rendesia është kujdesi më i madh që i bëhet.

“Ishte viti 1994 kur një zviceran mi dha 11 dele dhe që nga ajo kohë merrem më ketë punë që për mua është edhe hobi pasi që unë kam punuar edhe një punë tjetër por që tani që jam në pension i përkushtohem i gjithi deleve dhe më shkut jam një bari apo bujk” ka treguar ai.

Sefedini po ashtu ka rrefyer një rast tejet interesant për një dele që ai thotë se e rriti taman si një foshnje dhe si qumshtin, ai jepte më një biberon derisa ajo u rrit e shendestshme, dhe se ajo është njera nga delet që ketë nuk e harroj asnjeherë, dhe shihet edhe gjatë xhirimeve derisa i afrohet atij. Ajo dele aktualisht është katër vjeçare dhe është nga më e dashura.

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

No description available.
Gjate emisionit Fol Shqip Show

Sefedini është bujku shqiptar që ka sallën e deleve në shtetin zviceran dhe njihet në atë anë pë kujdesin që ka ndaj deleve por që tregon se ka vizita edhe nga shteti dhe se gjithëmonë i ka të gjitha në rregull.

“Vizita mund të ketë për vaksinim, kujdesi apo fusha ku qendrojne e deri edhe të ndonje ankesë e mundshme nga dikush që mund të tregoj nese ka pare delet në rrugë apo diku tjeter ku është e ndaluar.

“Ka kontrolla, duhet të kujdesesh mirë për dele. Nëse dikush e sheh ndonjë dele që shqepon, e lodhët, menjëherë  të paraqesin. Duhet më i shiku më mirë delet se sa sytë e ballit”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Bejadini ka treguar se çfarë mjete përdorë gjatë punës së tij, duke folur veçanërisht për rrethojat më rrymë që i përdorë për delet.

Ai ka thënë se kjo nuk është e rrezikshme për delet, por e ka cekur se për njerëzit ka rrezik, shkruan Albora.ch

“Drejt në palcë shkon rryma. Delja e kupton pa e prekë. Delja 2 metra larg e kupton se a kanë rrym apo jo dhe nuk i afrohet fare”, shpjegoi Sefedini.

Delet derisa ushqehen

Delet i kam të gjitha të regjistruara dhe janë të siguruara në rast se dikush mund ti lendoj apo diqka ngjashem dhe e kunerta nese ndonje dele i han lulet dikujt i demton diqka dhe nese i del para veturës të gjitha i mbulon sigurimi.

Po ashtu, Bejadini ka shpjeguar se si i bartë ato nga vendi ku i ushqen në aren që ia kanë dhenë e deri te vendi ku ato qendrojnë e flejnë natën.

“Disa i kam heq sepse u benë shumë dhe nuk mund ti mbaja sepse edhe nuk kisha shumë vend sepse u shtuan shumë.

Aktualisht i kam diku rreth 95 dele dhe që të gjitha delet në vesh kanë nga një numër që i identifikon që rast se humbin apo diqka menjeherë lajmerojnë dhe në bazë tënumrit e dinë e kujt është.

Derisa, Bejadini po tregonte se për punën e tij të përditshme, për një moment veqon edhe delen që është tejet e kujdesshme dhe tregon se edhe fëmijët i përcjell deri të rruga kryesore kur ata shkojnë në shkollë.

Sefedini i cili ka afro 100 dele jeton i shëndetshëm në Zvicër dhe ketë punë e ka filluar më përkrahjen e një zvicerani. Ai tregon se gezpn një respekt nga zviceranët në përgjithësi por edhe nga shqiptarët.

Një mesazh i Sefedinit për të rinjët është që të punojnë por punën e deleve ta kenë vetëm hobi se punë tjera tani janë më prioritet.

Për të parë gjithë emisionin ndiqeni videon e mëposhtme:

Albora.ch

Marketing