Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e së martës në Greqi, megjithëse për fat të mirë pa pasoja të rënda.

Marketing

Siç raportojnë mediat vendore, në atë që quhet Autostrada Kombëtare janë përplasur nëntë vetura dhe katër kamionë.

Për pasojë, të lënduar lehtë kanë mbetur dy persona ndërsa shkak për aksidentin është bërë prania e mjegullës në rrugë që ka vështirësuar shikimin e drejtuesve të automjeteve.

Sipas Policisë Rrugore, aksidenti ndodhi pak minuta pas orës 09:00 të mëngjesit. Më herët, në orën 08:30,  një tjetër aksident automobilistik ndodhi në të cilin u përplasën gjashtë automjete.

Marketing