Elizabeth Taylor, përveçse ishte e njohur për filmat “Kleopatra”, “Kush ka frikë nga Virginia ëoolf”, “Macja në çatinë e nxehtë prej llamarine”, shquhej edhe për sytë e saj ngjyrë vjollce. A ishin sytë e saj vërtet të tillë?

Marketing

Për shkak të talentit të saj të jashtëzakonshëm në aktrim, prania e saj në ekran ishte e mahnitshme dhe publiku shpesh magjepsej nga sytë e saj të purpurt jorealë.

Sot, falë lenteve të kontaktit me ngjyra, të gjithë mund të kenë sy ngjyrë vjollcë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për Elizabeth Taylorin, nuk ishte kështu, sepse lentet e para të kontaktit me ngjyrë nuk ishin të disponueshme në treg deri në vitin 1983. Ngjyra e syve të saj vërtet natyrshëm të tillë.

Pamja e iridës, unazës me ngjyrë rreth bebëzës së syrit, varet nga sasia e pigmentit natyral të melaninës në të. Sa më shumë melaninë në iridë, aq më të errët do të duken sytë tuaj dhe niveli i melaninës përcaktohet nga gjenet tuaja.

Për shembull, iridat e një personi me sy kafe të errët kanë më shumë melaninë sesa sytë e një personi me sy të gjelbër. Sytë e Elizabeth Taylorit kishin një sasi shumë specifike dhe të rrallë të melaninës, sipas The List-it.

“Ka nuanca të ndryshme blu dhe gri, me shumë nuanca. Vjollcja mund të ketë qenë pigmentimi i saj tipik,” tha për Live Science Norman Safra, president i departamentit të oftalmologjisë në Qendrën Mjekësore Maimonides në Brooklyn.

“Është e mundur të kesh atë ngjyrë të syve, gjithçka varet nga sasia e melaninës”, tha Safra.

Ai shtoi se ngjyra e syve mund të ndryshojë edhe në bazë të përthithjes së dritës. Pra, veshja e një këmishe të bardhë do të reflektojë dritën dhe do ta bëjë iridën të duket pak më e shndritshme.

Grimi gjithashtu mund të kontribuojë në këtë duke, iu bashkangjitur një ngjyre të caktuar dhe duke e përmirësuar atë.

Taylor shpesh më fotografi kishte hije të kaltër apo vjollce në sy për ta plotësuar nuansën e natyrshme vjollce, apo hije të kuqe të errët dhe laps të zi që kontrasti të theksojë ngjyrën e saj unike të syve.

Marketing