Diplomacia kosovare tashmë e ka njeriun e saj në Departament të Shtetit, ku amerikanët e quajnë këtë si zhvillim historik.

Marketing

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes llogarisë zyrtare në Twitter shkruan se ka mirëpritur oficeren Leci.

 “Sot Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur Merdiana Leci si zyrtarja e parë ndërlidhëse diplomatike e Kosovës me Departamentin e Shtetit. Kjo marrëveshje historike do të forcojë më tej mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe partnerëve në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, më 11 janar të këtij viti pati knjoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit./albora.ch/

Marketing