Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, të cilat do të hynë në fuqi nga nesër. Orari i lëvizjes do të jetë deri në orën 00:00. Ndërsa, maskat janë obligative vetëm në ambientet e mbyllura.

Marketing

Për ata që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë të shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00, duke respektuar masat anti-COVID.

Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në 30 persona, të cilët duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza, dëshmi mjekësore se nuk mund ta marrin vaksinën apo një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë. Njëkohësisht, do të lejohet hapja e fitneseve.

Kryeministri Kurti ka thënë se si shkak i masave të marra më 20 janar, Kosova ka arritur ta menaxhojë më lehtë këtë valë të pandemisë. E për shkak se trendi po bie në gjashtë ditët e fundit, është marrë vendim që të zbuten masat. Sipas Kurtit, hospitalizimet janë pesë herë më të ulëta sesa në fazat e kaluara. /albora.ch/

Marketing