Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë një lajm shumë të mirë për mërgatën e Kosovës.

Marketing

Ai të dielën përmes një postimi në Facebook, ka treguar vendimin e fundit për mërgatën të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Lajm shumë i mirë për mërgatën tonë

Qeveria e Republikës së Kosovës, tani ka marrë vendim që të paguajë kartonin e gjelbër për mërgatën tonë.

Procedura është e thjeshtë:

Para se të niseni për në Kosovë, kartonin e gjelbër mund ta bleni online përmes linkut më poshtë: https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

Pasi ta keni blerë kartonin e gjelbër, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular: https://masa4-5.rks-gov.net”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.

Albora.ch

May be an image of text
Marketing