Nicolo Schira, gazetari i njohur italian,  ka njoftuar se Milani dhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit shqiptar, Nedim Bajrami.

Marketing


22-vjeçari shqiptar i Empolit Nedim Bajrami ka ndriçuar Serinë B në dy sezonet e fundit dhe është paraqitur mirë në ligën e parë me 6 gola në 21 paraqitje në ligë, përfshirë një gol kundër Milanit, transmeton albora.ch.

Milani pritet të përforcojë pothuajse të gjitha departamentet gjatë merkatos së verës, përfshirë sulmin, dhe sipas asaj që Daniele Longo raportoi në Instagramin e tij live, ka profile që po vlerësohen e ndër ta është edhe Bajrami./albora.ch/

Marketing