Çmimi që e ndanë shteti i Ukrainës,  – Kalorës i Urdhrit të Kirilit dhe Metodit- , është nderimi më i lartë që ua bënë autoriteteve jashtë vendit, për arritje shkencore, krijuese dhe përkrahëse, e në këtë rast, në shenjë mirënjohjeje këtë çmim ia ndanë, krijuesit Jeton Kelmendi.

Marketing

Vëmendja e botës kah shteti i Ukrainës,  që po reziston ndaj një agresori sikur është Rusia, ka bërë që të përcjellën edhe lëvizje tjera me rreshtim ndaj Ukrainës, për ta përkrahur vullnetin dhe guximin e tyre për lirinë e vendit, e sikur po thuhet në shumë shkrime për çlirimin e një tendence me rrezikshmëri të lartë ndaj vendeve të rajonit. Kosova, duke pasur përballë Serbinë, shtet ky aleat i Rusisë, e me synime po të njëjta sikur lufta në Ukrainë e përkrahë në diplomaci, në strehime të disa gazetarëve, e forma tjera intelektuale.

Profesori dhe krijuesi Dr. Jeton Kelmendi sikur edhe më parë në kontakte me miq krijues nga vende të shumta të botës, iu bashkua figurave të shumta publike dhe kulturore në mbështetje të vazhdueshme.

Dmytro Chystiak, shkrimtarë dhe autoritet i angazhuar në strukturë udhëheqëse të Ukrainës, e përshkruan në shtypin angazhimin e akademik Kelmendit, ndër veprimtaritë aktive në këtë drejtim, sikur shkruan ai:  “ Jeton Kelmendi, kontribuoi në mbështetjen tonë ushtarake, lëvizjen vullnetare, mbrojtjen e informacionit dhe bashkëpunimin kulturor”. Chystiak i bën dhe një biografi akad. Kelmendit duke shtuar, – “Pasi mori arsimin e lartë (specializimin në Marrëdhënie Ndërkombëtare) në Universitetin e Prishtinës, ai mbrojti një disertacion doktorature për Sigurinë Evropiane në Universitetin e Brukselit dhe që nga ajo kohë, ndërsa ishte në detyrën e mësimdhënies, drejton gjithashtu Shtëpinë Botuese me emrin “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë e Bruksel dhe krijon e ruan komunikimin e botimin nga shkrimet në gjuhën shqipe, gati me të gjitha gjuhët e botës.

No description available.

Merr pjesë në punën e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg, Akademitë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe Letërsisë në Paris dhe në organizata të tjera. Ka qenë vazhdimisht i nominuar për çmimin Nobel në letërsi. Mori njohje ndërkombëtare si poet, i përkthyer në 37 gjuhë dhe i nderuar me një sërë çmimesh prestigjioze, duke përfshirë për edicionin ukrainas “Në krye të kohës” (2012) – Çmimin Ndërkombëtar Nikolai Gogol “Triumph” dhe për të, veprimtari e rëndësishme shkencore dhe artistike, duke përfshirë shpërndarjen e letërsisë ukrainase jashtë vendit (ndër të rejat – shtypi i përgatitur nga unë botimi i tretë Antologjitë e poezisë ukrainase “Sunny Clarettes” në frëngjisht) – një zgjedhje e një anëtari të huaj të Akademisë së Shkencave të Ukrainës . Ndër shembujt e fundit të një miqësie të tillë është thirrja për të mbështetur Ukrainën në sesionin e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg më 2 korrik dhe për t’iu bashkuar lëvizjes vullnetare përmes organizatave ndërkombëtare gazetareske. Tani po përgatit një sërë projektesh botuese në mbështetje të Ukrainës, duke përfshirë antologjinë e poezisë ukrainase në shqip.

Chystiak e pranon me kënaqësi se Kosova luan një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen ndërkombëtare të Ukrainës, dhe shton më tej se , – më vjen mirë që Parlamenti ukrainas më në fund po përgatit një projekt për njohjen e Republikës së Kosovës, që të forcojmë më tej lidhjet tona për të mirën e të dy shteteve për një të ardhme të përbashkët evropiane.

No description available.
Marketing