Mësuesit në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, filluan grevën në shenjë proteste kundër negativiteteve në sistemin arsimor. 

Marketing

Disa mijëra mësues me thirrjen e sindikatave socialiste, liberale dhe të krishtera u mblodhën në orën 09:30 me kohën lokale para stacionit të trenit “Midi” kundër rregullores së qeverisë që parashikon “vetëvlerësimin” e tyre si dhe për të protestuar mbingarkesën, numrin e madh të nxënësve për çdo klasë si dhe pamjaftueshmërinë e mbështetjes psikologjike.

Protestuesit me veshje të kaltër dhe të kuqe ndaluan dhe hodhën slogane para Qendrës së Përgjithshme të Partisë Liberale. Grupi më pas u bashkua me anëtarët e Sindikatës së Krishterë me veshje të gjelbër të cilët prinin në sheshin “Albert” në afërsi të Stacionit Qendror të Trenit.

Mësuesit marshuan drejt ndërtesës së qeverisë nën sloganin “Na lejoni të marrim frymë”. Protesta dhe greva shkaktoi ndërprerjen e arsimit si dhe të transportit në qendër të qytetit që nga orët e para të mëngjesit.

Marketing