Marketing

Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj e ka hequr nga lista e ndjekësve aktorin Donald Veshaj mëngjesin e sotëm, pasi mbrëmë ishte zhvilluar një festë me të gjithë ish-banorët, bashkëpunëtorët dhe stafin e “Big Brother VIP” të cilën kanë punuar gjatë këtyre katër muajve.

Para pak çastesh Ramosja publikoi një foto ku shkruhej: “No Fake Stories” teksa fjalës “NO” i ka vënë një X.

Gjatë kohës që Donaldi ishte brenda në shtëpi, një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të tij shënohej “No Fake Storie” dhe ishte koha kur ai zyrtarizoi lidhjen me Beatrixën, e që vetëm pas pak ditësh ndjekësit e tyre iu kishin bërë një dhuratë me bluzën e Trixkës, duke shënuar të njëjtën shprehje.

Aktori e kishte cilësuar marrëdhënien e tij me këngëtaren kosovare si të vërtet dhe jo siç ishte komentuar në publik si false, pas fotografisë ajo ka shkruar: “Ja tani e rregullova!”, duke iu drejtuar Donaldit që sipas saj ishte gënjeshtër./albora.ch/

Marketing