Në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Marketing

Ai tha se nga sot, Kosovës i shtohen edhe 257 gardianë të lirisë, paqes e sovranitetit të vendit, teksa tha se përgjegjësia në rekrutët e rinj do të shtohet edhe më shumë.

Tutje, Mehaj iu drejtua rekrutëve të rinj se në jetën ushtarake ata mund të kenë eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përjetshëm, komandanti legjendar Adem Jashari.

“Kur shikojmë nga kemi ardhur, e shohim UÇK-në e kur shikojmë se ku duam të arrijmë e shohim NATO-n. Por, edhe këtu ku jemi sot e edhe atje ku duam të arrijmë nesër  nuk do të ishte e mundur pa UÇK-në”.

“Të dashur ushtarë, gjatë jetës suaj ushtarake do të keni eprorë e komandantë të ndryshëm, por vetëm një është i përhershëm e i përjetshëm, ai është komandanti legjendar Adem Jashari”, është shprehur Mehaj.

Në fund, Mehaj tha se sa herë që Kosovës i kanosen rreziqe, e rrugët bëhen të mundimshme e sa herë që lypet sakrificë, forcë e trimëri, atë mund ta gjeni në familjet e dëshmorëve.

Marketing