Disa njerëz e kuptojnë lehtësisht nëse janë introvertë apo ekstrovertë. Të tjerët, e kemi të vështirë, mund të kemi aftësi të mira komunikimi, na pëlqen të kalojmë kohë me të tjerët, por gjithashtu gëzojmë paqen absolute. 

Marketing

Kjo është arsyeja pse psikologët kanë dalë me një pyetje që do të na ndihmojë të kuptojmë se cilës kategori i përkasim.

“Çfarë ju jep energji?”

E gjitha filloi me Carl Jung, i cili ishte i pari që prezantoi termin introversion dhe ekstroversion në vitet 1920. Ideja bazë ishte të fokusoheshim në atë që i jep energji njerëzve, introvertët ngarkojnë bateritë e tyre kur mbeten vetëm me mendimet e tyre në një vend të qetë. Ekstrovertët, nga ana tjetër, ndihen më të relaksuar kur kalojnë kohë me të tjerët.

Introversioni dhe ekstroversioni ekzistojnë në formën e spektrit. Kjo do të thotë se shumica prej nesh priren për njërën nga të dyja, duke pasur elementë të tjetrit në të njëjtën kohë. Kjo i ndërlikon gjërat, na e vështirëson të kuptojmë se ku i përkasim dhe favorizon vazhdimësinë e stereotipeve.

Për shembull, mund të na kenë mësuar se introvertët janë të qetë dhe të turpshëm, por kjo nuk është e vërtetë për të gjithë. Ne njohim njerëz që duken socialë, por në fakt janë nën presion për të bashkëjetuar me shumë njerëz. Në mënyrë të ngjashme, ekstrovertët nuk janë gjithmonë shpirti i kompanisë. Kjo është arsyeja pse ne vijmë në të njëjtën pyetje: Çfarë na jep energji?/albora.ch/

Marketing