Kupa e Botës, Katar 2022, prej disa ditësh ka nisur tanimë.

Marketing

Padyshim që Botërori është kompeticioni futbollistik më i rëndësishëm në botë, ndaj pyetjes së me kë kombëtare bëni tifo, nuk i shpëtoi ditën e sotme as Sali Berisha.

Gjatë komunikimit me qytetarët, një prej pyetjeve ishte pikërisht se me kë është tifoz ish-kryeministri, e përgjigja e tij ishte më shumë diplomatike.

Berisha tha se jam tifoz me ekipin që fiton, përveç Serbisë.

“Pyetja: Me cilën kombëtare jeni tifoz në Botëtor?

Berisha: Jam me ekipin që fiton, përveç Serbisë”.

Si duket, angazhimet e shumta në politikë nuk e kanë lënë doktorin të shohi futboll dhe të ketë një skuadër të preferuar.

Marketing