Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do t’i presë në Berlin më 4 maj, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic. Në Berlin do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, i cili do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në mbrëmjen e 4 majit.

Marketing

“Kancelari do të mirëpresë presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Berlin të mërkurën e ardhshme”, kanë deklaruar nga zyra për media e Qeverisë gjermane,

“Bisedimet do të shërbejnë gjithashtu për të mbështetur dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE. Për të mbështetur këtë dialog të Brukselit, kancelari ka ftuar në Berlin Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, i cili në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të zhvillojë bisedime me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar”, ka shtuar tutje një zëdhënës i Qeverisë gjermane./albora.ch/

Marketing