Britania ka dërguar gjashtë avionë të tjerë me ndihma dhe pajisje mjekësore në Ukrainë, pasi Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid akuzoi Rusinë për krime lufte në sulmin ndaj disa qendrave shëndetësore, shkruan BBC.

Marketing

Ai tha se janë regjistruar më shumë se 25 sulme në qendrat shëndetësore dhe spitalet që nga fillimi i pushtimit.

Lexo edhe:

“Sulmi ndaj spitaleve apo qendrave shëndetësore është një krim lufte dhe Rusia do të paguajë për krimet që po kryen,” tha Javid.

Gjatë një vizite në Spitalin e Fëmijëve në Birmingham, Javid tha se “Rusia duhet të ndalojë agresionin e saj”./albora.ch/

Marketing