Mërgimtarët janë një ndër shtyllat kryesore të familjarëve që jetojnë në atdhe.

Marketing

Ata nga fillimi i këtij viti deri në shtator kanë dërguar diku 916,2 milionë euro në Kosovë, shkruan Albora.ch.

Përveç dërgimit të parave ata kujdes që edhe gjatë pushimeve ta vizitojnë atdheun e tyre.

Por, ata shpesh nuk mirëpriten në vendin e tyre, ka edhe raste që përballen me mashtrime të ndryshëm.

Fatkeqësisht një fat jo të mirë e patën mbi 300 mërgimtarë. Ata u mashtruan nga disa agjencione turistike.

Rasti më i freskët është i “Prishtina Jet”, pronarëve të të cilëve i është ngritur aktakuzë për mashtrim.

Në opinionin publik jënë bërë të ditur emrat e dy nga katër të dyshuarave. Bëhet fjalë për çiftin bashkëshortor Nestret Hoxha dhe Stefanie Zabel. Po ashtu, janë publikuar edhe fotografitë e tyre.

May be an image of 2 people and outdoors
Nestret Hoxha dhe Stefanie Zabel

Ndërkaq, në profilin e tyre në Facebook shumë persona kanë komentuar duke hedhë akuza ndaj çiftit.

Komentet ne profilin e Nestret Hoxhës

Njëri nga komentuesit e ka quajtur Hoxhën mashtrues, dhe thotë se i ka borxh 1200 franga.

Komentet ne profilin e Nestret Hoxhës

Një komentues ka kërkuar që Hoxha të dënohet  dhe ka treguar se familjarët e tij kanë rënë pre e mashtrimit.

Komentet ne profilin e Nestret Hoxhës

Aktakuzë ndaj katër personave në rastin “Prishtina Jet”, me 242 të dëmtuar

Të mërkurën është ngritur aktakuzë ndaj katër personave nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale “Mashtrim”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve M.K., A.B., S.Z. dhe N.H., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 4 lidhur paragrafin 1 dhe nenet 31 dhe 77 të KPRK-së, ndërsa ndaj të pandehurit M.K., po ashtu për veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga nenin 307 paragrafi 2 të KPRK-së”, njofton Prokuroria e Prishtinës.

Prokuroria  jep detaje se si të pandehurit nga viti 2020 deri më 4 gusht 2022 i kanë vënë në lajthim 242 bashkatdhetarë përmes  Agjencisë Turistike “Prishtina Jet sh.p.k”.

Po ashtu, është zbuluar se si ka ndodhur mashtrim dhe sa është dëmi material që ju kanë shkaktuar mërgimtarëve.

“Prishtina Jet”

“Sipas aktakuzës, të pandehurit nga viti 2020, në vazhdimësi e deri më 4 gusht 2022, përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet sh.p.k”, pas një marrëveshjeje paraprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, i kanë vënë në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh (242 tani të dëmtuar), duke i nxitur që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre përmes paraqitjes së fakteve të rreme në atë mënyrë që, i pandehuri M.K., si pronar, kurse A.B., si menaxher i agjencisë së lartcekur, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e Gjermanisë dhe atë të Zvicrës për në Prishtinë dhe anasjelltas, të cilët përmes reklamimit në ëebsajtin e tyre dhe sms-ave u kanë dërguar të dëmtuarve oferta joshëse për blerje të biletave fiktive me një çmim më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime nuk janë realizuar asnjëherë ngase nuk kanë qenë të planifikuara e as të rezervuara apo të konfirmuara në sistemin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, e as të atyre të Gjermanisë dhe të Zvicrës, kurse të pandehurit S.Z dhe N.H., përmes një marrëveshjeje (kontratë interne, e pa noterizuar) të nënshkruar me të pandehurin M.K., kanë krijuar një xhirollogari bankare në një bankë në Lucern të Zvicrës, të cilët në këmbim të një kompensimi prej 4 Euro për çdo transaksion kanë mundësuar shitjen e biletave fiktive të dëmtuarve në emër të agjencisë, ku pastaj mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre biletave, prej qindra mijëra eurosh, i kanë transferuar në xhirollogaritë bankare të agjencisë në Prishtinë dhe në llogari tjera të pandehurit M.K., kurse shumën prej 26,000.02 CHF i kanë transferuar në llogarinë bankare e të pandehurit N.H., çka me këtë të dëmtuarve, u kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 165,246.00 €, si dhe 56,981.00 CHF”, jep detaje Prokuroria e Prishtinës.

Përveç mashtrimeve që u kanë shkaktuar mërgimtarëve, njëri nga të akuzuarit ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, ku ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 24,928.38 €.

“Ndërsa, i pandehuri M.K., nga viti 2020 e deri më 6 maj 2022, në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist, respektivisht Agjencionit turistik “Prishtina Jet Sh.p.k”, i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që pas një kontrolli të bërë në lokalin e tij nga ana e inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, është konstatuar se i pandehuri ka deklaruar rrejshëm të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij tek organet kompetente, respektivisht te ATK-ja, për periudhën e lartcekur kohore, çka me këtë ka bërë shmangie tatimore dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 24,928.38 €”, shpjegon Prokuroria e Prishtinës.

Po ashtu, Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor, si dhe t`iu konfiskohet pasuria e fituar nga mashtrimet.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihen në barrë, po ashtu, ka propozuar të konfiskohet dobia pasurore e fituar nga veprat penale, dhe atë shuma prej 35,000.00 CHF,  4,026.00 €, një veturë e tipit “Shkoda” e vitit 2017, shuma prej 165,246.00 € dhe 56,981.00 CHF, si dhe të pandehurit të URDHËROHEN për kompensimin e dëmit të shkaktuar të dëmtuarve sipas fletëpagesave/provave materiale të këtij rasti penal”, ka njoftuar Prokuroria e Prishtinës.

Por, ky nuk është rasti i parë që mërgimtarët janë mashtruar nga agjencitë turistike.

Një rast i tillë ka ndodhur në Pejë, ku ishte arrestuar menaxheri i agjencisë  turistik ‘Express Travel’ në Pejë, Roland Idrizaj për dyshimet se ka mashtruar mërgimtarë me bileta aeroplani.

Ky është menaxheri i 'Express Travel' në Pejë që dyshohet se mashtroi  mërgimtarët, ua mori paratë e biletat s'ua dha - Kosova Sot
Roland Idrizaj

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës, kishin njoftuar se të dëmtuarit kishin rezervuar bileta të aeroplanit gjatë sezonit verorë.

“Me datë 07.08.2022, rreth orës 14:20, në Stacionin Policor në Pejë, janë paraqitur tre (3) persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimit, e më pas edhe pesëmbëdhjetë (15) të tjerë.

Të njëjtit deklarojnë se në afate të ndryshme kohore në vitin 2022, gjatë sezonit verorë kanë rezervuar bileta të aeroplanit vajtje-ardhje për ta dhe familjarët e tyre nga shtete të ndryshme të Europës për në Kosovë. I dyshuari të njëjtit i ka vënë në lajthim me qëllim përfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetëm në njërin drejtim ndërsa paratë iu ka marrë qytetarëve për dy drejtimet”, thuhet në komunikatë.

Fillimisht i dyshuari ishte si person i zhdukur nga familjarët e tij, por disa ditë më vonë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Pas fillimit të hetimeve nga Stacioni Policor Pejë, i dyshuari nuk ka qenë i qasshëm dhe ndërkohë me datë 08.08.2022,nga familjarët e tij është paraqitur si person i zhdukur. Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor Pejë, me datë 11.08.2022, i dyshuari: R.I. i lindur me 1990, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Albora.ch

Marketing