Iniciative për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), kanë mbajtur diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për mbrojtjen e grave.

Marketing

Projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe nga dhuna në baza gjinore, u mirëprit nga të pranishmit.

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive e IKS-së, Brikena Hoxha, tha se deri në tetor janë paraqitur rreth 2 040 raste të dhunës ndaj grave.

Sipas saj, ka edhe shumë raste të paraporuarat e krejt këto po lënë plagë të thella psikologjike, po e dëmtojë shëndetin e grave dhe vajzave, e në shumicën e rasteve po rezultojë edhe me vdekje.

“Rreth 2 040 raste të dhunës ndaj grave janë paraqit deri në muajin tetor në Kosovë, e akoma më keq dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet kryesisht e pa raportuar për shkak të mosndëshkimit, heshtjes dhe turpit”.

“Dhuna me bazë gjinore rrezikon shëndetin, integritetin, dinjitetin e viktimave të saj. Secili prej këtyre abuzimeve mund të lë plagë të thella psikologjike, të dëmtojë shëndetin e grave dhe vajzave, e në shumicën e rasteve të rezultojë edhe me vdekje”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, foli për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe nga dhuna në baza gjinore.

Ajo tha se i njëjti është në Kryesi të Kuvendit dhe se për këtë nuk ka ndasi ndërmjet pozitës dhe opozitës.

“Kemi marrë komente nga ana e Qeverisë. Për Ligjin kemi bashkëpunuar me OJQ dhe jemi të kënaqur me komentet e sjella. Mundem me thënë se e kemi bërë një ligj shumë të mirë dhe është më radikal sesa ai që është aktiv”.

“Kemi angazhuar ekspertë dhe kemi pas kujdes në çdo nen, tash është në Kryesi të Kuvendit dhe po presim që i njëjti të shkojë në seancë. Nuk kemi dallime pozitë e opozitë për këtë ligj dhe besoj se do të kalojë”, tha Balje.

Shefi i seksionit për Ligj dhe Drejtësi nga misioni i OSBE-së, Mark Lasser, tha se dhuna ndaj grave është fenomen në gjithë botën, raporton EO.

“Problemi i dhunës në familje ka qenë për një kohë të gjatë. Gjatë punë në OSBE, kam monitoruar rastet e dhunës në familje dhe ka qenë një problem mjaft i madh”.

“Ndonëse ka qenë problem edhe në të kaluarën, kjo do të thotë se ne duhet të luftojmë. Dua të theksoj se jo vetëm në Kosovë po çdo kund në botë ekziston dhuna ndaj gruas”, tha ai.

Marketing