Ky është momenti kur një alpinist i zhdukur i bllokuar nën borë arriti të tundte krahun e tij të lirë dhe ta tërhiqte vëmendjen e një helikopteri shpëtimi që fluturonte sipër.

Marketing

Pamjet tregojnë se si burri tundi krahun për të thirrur shpëtuesit, ai pjesën tjetër të trupit, përveç kokës, e kishte të bllokuar në dëborë pas një orteku në Zvicër.

Siç raportohet, pamjet u filmuan nga mjeku ndihmës Mathieu Lambert. Derisa i riu, emri i të cilit nuk u bë i ditur, dërgoi sinjalin drejt helikopterit që po ndriçonte pyllin në një përpjekje të vështirë për ta gjetur atë në errësirë.

Në fillim prej së largu, ai vështirë se dallohet, por në momentin kur videoja fokusohet për së afërti mund të shihet një krah shumë i vogël që tundet drejt helikopterit, derisa mjeti fluturues qëndron pezull mbi të.

Alpinisti ka qenë duke skijuar në rajonin Lidairdes kur ndodhi orteku më 8 shkurt. Familja e të riut ngriti alarmin dhe njoftoi shërbimet e shpëtimit kur ai nuk u kthye në kohë

Air Glaviers, një kompani shpëtimi dhe transporti, pranoi alarmin dhe dërgoi një helikopter me një ndihmës mjekësor dhe dy udhërrëfyes shpëtimi në bord.

Ekipi gjeti gjurmë të dukshme dhe për mrekulli e vërejtën atë derisa ishte i bllokuar nga një grumbull bore.

Marketing