Qyteti i Mariupol është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere pasi Rusia lufton për të ofruar shërbime publike bazë për banorët e rajoneve që ka pushtuar në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Marketing

“Ukraina pësoi një epidemi të madhe kolere në 1995 dhe ka përjetuar shpërthime të vogla që atëherë, veçanërisht rreth bregut të detit Azov – që përfshin Mariupolin”, tha ministria duke shtuar se raste të izoluara ishin raportuar në qytet që nga maji, shkruan Aljazeera.

“Shërbimet mjekësore në Mariupol ka të ngjarë tashmë pranë kolapsit: një shpërthim i madh kolere në Mariupol do ta përkeqësojë më tej këtë”, shtoi ministria.

Ministria tha gjithashtu se rajoni i pushtuar Kherson po përjetonte mungesë ilaçesh.

Kujtojmë se kolera është një sëmundje akute diarreike e shkaktuar nga infeksioni i zorrëve me bakteret “Vibrio cholerae”. Njerëzit mund të sëmuren kur gëlltisin ushqim ose ujë të kontaminuar me bakteret e kolerës.

Infeksioni është shpesh i butë ose pa simptoma, por ndonjëherë mund të jetë i rëndë dhe kërcënues për jetën.

Marketing