Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, ka bërë thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat në seancën e djeshme të Parlamentit Evropian, ku ishte diskutimi për votimin e raportit të Kosovës të prezentuar nga raportuesja e PE-së, Viola von Cramon.

Marketing

Ai, gjatë fjalimit të tij, ka theksuar se Kosova është prej vendeve për pro Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, dhe nuk e ka as të drejtën e lëvizjes së lirë.

“Dua të them se Kosova e ka paguar me gjak për lirinë e saj. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndihmuar shtetin që të fitojë pavarësinë e tij. Ky vend është bërë demokratik dhe e ka sundimin e ligjit, këto i ka bërë me shpejtësi të madhe”.

“Është një demokraci stabile dhe një shtet me shumë diversitet. Po, sundimi i ligjit duhet të përmirësohet, por shteti ka një Kushtetutë të fortë”, ka thënë Mandl.

Ai ka thënë se BE-ja nuk po ja përmbush Kosovës kërkesat e saja.

Marketing