Endri Demaj, para disa ditësh, ka bërë një akt heroik në lokalin ku punon si kamerier.

Marketing

Demaj e ka shpëtuar një grua të moshuar nga ngufatja.

Ngjarja ka ndodhur në Maltë në një lokal në zonën “Ghar Lapsi”.

Shqiptari u njoftua se një kliente po mbytej me ushqimin që po konsumonte.

Ai nxitoi dhe arriti ta shpëtonte 73-vjeçaren Patricia Neto, shkruan TVM News, përcjell Klankosova.tv.

Neto deklaroi se nuk merrte frymë por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së kamerierit shqiptar, shpëtoi.

Vajza e 73-vjeçares, Carole Khosla, falënderoi publikisht Endri Demajn përmes rrjetit social në Facebook.

“I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, kishte shkruar ajo.

Marketing