Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka plane për të vizituar Ukrainën gjatë kohës së luftës, tha të hënën Pallati Elysee.

Marketing

“Presidenti tha se do të vizitonte Ukrainën në momentin e duhur. Disa opsione janë duke u studiuar,” tha Elysee në një deklaratë.

Ndryshe nga disa liderë evropianë, Macron nuk e ka vizituar Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Presidenti francez, i cili aktualisht kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, ka thënë vazhdimisht se ai do të udhëtojë në Ukrainë kur të jetë e dobishme.

Macron vizitoi Kievin më 8 shkurt si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet rreth Ukrainës. Ndërkaq, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u kthye në Kiev të shtunën për t’u takuar me Zelensky dhe për të diskutuar përparimin e anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Marketing