Partia Demokratike e ka dërguar vërtetimin e gjykatës në KQZ, ku në vërtetimin e siguruar nga abcnews thuhet se në 1990 është miratuar krijimi i PD dhe kryetari i saj është Lulzim Basha.

Basha është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki më 6 mars, transmeton albora.ch.

Marketing

Në KQZ, Partia Demokratike ka dërguar edhe kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, bashkë me emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 9 Shkurt për të dorëzuar kandidaturat në KQZ./albora.ch/

Marketing