Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Marketing

Në mbledhjen e përbashkëte të kryesisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve të PD-së, Basha të hënën njoftoi se ka dhënë dorëheqje për shkak të krizës së thellë që ka përfshirë partinë.

Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki.

Në deklaratën e tij, Basha ka thënë se “s’dëshiron të merret me atë se çka ka ndodhur e kush ka qenë gabim e kush ka pasur të drejtë”.

“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karrigen e kryetarit”, ka thënë Basha.

Sipas statutit, drejtimin e merr një nga nënkryetaret e partisë të cilët janë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Basha tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e PD-së, i angazhuar për të ardhmen e partisë.

Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki.

Partia Demokratike u nda në dy “pole”, pasi Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-kreun e partisë, Sali Berisha që nisi iniciativë për rithemelimin e partisë me kuvende që morën përkrahje të shumicës brenda partisë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing