Stafi i ‘Lufthansa’-s hyri në një grevë mbarëkombëtare në Gjermani e cila do të zgjasë deri në orën 6:00 të mëngjesit të së enjtes.

Marketing

Kompania ajrore ka anuluar më shumë se 1000 fluturime për shkak të ndërprerjes së punës dhe janë prekur rreth 134 mijë pasagjerë.

‘Lufthansa’ njoftoi se ka anuluar fluturimet në aeroportet e Frankfurt dhe Mynih.

Linja ajrore gjithashtu pret që të ketë ndikime edhe në aeroportet e Berlinit, Bremenit, Këlnit, Düsseldorfit, Hamburgut, Hanoverit dhe Shtutgartit.

Efektet në udhëtime pritet të ndjehen edhe në ditët në vijim.

Sindikata e shërbimit Verdi ka bërë thirrje për grevë duke kërkuar paga më të larta dhe lehtësime për rreth 20.000 punonjës.

Sindikata ankohet për kushtet e vështira në aeroportet gjermane.

‘Lufthansa’ e cilëson grevën të paarsyeshme.

Sipas deklaratës së saj, kompania paraqiti një “ofertë me rritje shumë të konsiderueshme pagash”, por sindikata kundërshtoi duke thënë se oferta nuk ishte e mjaftueshme. /euronews

Marketing