Gjatë një takimi në Ankara, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u dakorduan mbi nevojën për të rritur përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Marketing

Presidenti turk theksoi se do të intensifikojë procesin në mënyrë që të ketë një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kancelari gjerman tha se aktivizimi i Traktatit të Montreux dhe ndalimi i kalimit të Ngushticës ishte një hap i rëndësishëm i Turqisë.

Scholz i bëri thirrje Putinit që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Vizita e sotme në Turqi ishte vizita e parë e Scholz në këtë shtet që nga marrja e detyrës në dhjetor.

Nga ana tjetër, Turqia thotë se mund të lehtësojë bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, por thekson se fillimisht duhet të ketë një armëpushim dhe krijimin e korridoreve humanitare./albora.ch/

Marketing