Marketing

Tashmë pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën e 17-të.

Qindra civilë ukrainas janë vrarë e plagosur deri më tani si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse. Palët ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar deri më tani disa runde bisedimesh por pa ndonjë sukses.

Shpërthime të vazhdueshme janë dëgjuar herët të shtunën në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi, raporton BBC. Sipas një kanali Telegram të drejtuar nga autoritetet lokale, sistemi i mbrojtjes ajrore të Dnipro u aktivizua me sukses.

Nuk është e qartë se sa shpërthime goditën Dnipro-n, por autoritetet shtuan se ata po prisnin të dëgjonin zyrtarisht përgjigjen nga ushtria./albora.ch/

Marketing