Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Evropës javën e ardhshme për të biseduar me udhëheqësit evropianë rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Marketing

Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe të BE-së në një samit në Bruksel më 24 mars, transmeton albora.ch.

“Gjatë kohës që ai do të jetë atje, qëllimi i tij do të jetë të takohet drejtpërdrejtë me homologët e tij evropianë dhe të bisedojë e të vlerësojë gjendjen në këtë pikë të konfliktit ndërsa Rusia sulmon Ukrainën. Kemi patur qëndrime jashtëzakonisht të harmonizuara deri më tani”, tha zonja Psaki.

Udhëtimi pason vizitën javën e kaluar të Nënpresidentes Kamala Harris në vendet e krahut lindor të NATO-s, Poloni dhe Rumani, për të diskutuar me zyrtarët për krizën në rritje të refugjatëve në Evropën Lindore, të shkaktuar nga sulmi i Rusisë dhe për të nënvizuar mbështetjen e administratës së Presidentit Biden për vendet e NATO-s./albora.ch/

Lexo edhe:

Danimarka do të ndaloj shitjen e cigareve për personat e lindur pas këtij viti
Marketing